Monday, May 28, 2018

Paraja nuk blen dashurine, paraja sjell te mira materiale por jo nje here pa stres e te qete.

Saturday, November 16, 2013

Stebleva- "zemra" e Parkut Kombetar Shebenik Jabllanice

Shebenik Jabllanicë,një Park jo shumë I njohur,por tejmase I bukur , në lindje të Shqipërisë, vetëm 100 Km larg nga Tirana. Vetëm 100 Km larg kryeqytetit por me mbi 100 bukuri natyrore për të shijuar, larg kaosit dhe rrëmujes së jetes urbane. Epiqëndra  e Parkut është fshati Steblevë. Vargmale me florë dhe faunë për tu admiruar. Stebleva tashmë prej kohësh I është përkushtuar pritjes së turistëve, më së shumti të huaj që eksplorojnë destinacione të panjohura natyrore dhe kryesisht të virgjra. Fshati rrethohet nga male dhe është I pasur me burime ujore. Banorët e zonës të larguar drejt qyteteve pas viteve ’90 tashmë I janë rikthyer vendlindjes duke ndërtuar  shtëpitë e tyre të banimit.
Stebleva shkon Përtej një fshati normal shqiptar, pasi hapsira e madhe gjeografike dhe bukuritë natyrore që e karakterizojnë e bëjnë një fshat të vecantë për tu zbuluar. Fshati kufizohet me fshatrat, Klenjë, Borove ,Llangë si dhe me Maqedoninë.  Gojëdhënat tregojnë për emrin e fshatit. Një tregtar që kërkonte të blinte toka, nuk arriti dot ta blej dhe I mërzitur gjithë rrugës fliste me veten Stë bleva Stë bleva dhe kështu I mbeti dhe emri Stëbleva tregojnë vëndasit.
Fshati Steblevë ka nje siperfaqe prej 5685,2 hektare. Nga kjo siperfaqe, 1350 ha jane pyje te uleta dhe kullota te gjelbëruara, 2768 ha jane pyje të larta ahu, 80 ha janë pyje pishë e zezë si dhe dushku. Gjithashtu  shtrihen dhe  kullotat alpine të Raducit dhe Visharicës me burime ujore te kristalta. Disa nga vendet me bukuri te vecante jane: Fusha e Steblevës e përshkruar nga ujëra pa mbarim, Mali i Raducit (2082m), Prej andej mund të shihen 3 qytete. Ohri, Struga dhe Dibra e Madhe. Mali i Draganit, Liqeni natyral i Draganit,(me nje pamje magjepese) Geshtenjat e Egra, Fusha e 30-es, Cajret e Thata, Livadhet e Visharices, Kallkani (2134m), Mali i Stratorit, Pyjet e Mllaces, Pyjet e Kusarit, Perroi i Govatave, Cesma e Ataturkut, Vakefi i Stebleves Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Boroves etj. Një numër i madh i burimeve natyrale ujore, përrenjve, dy prej liqeneve më tipik të këtyre lartësive, një numër  i madh i lëndinave e livadheve, kullotat alpine dhe klima malore e bën Steblevën një vënd atraktiv e të përshtatshëm për turizmin malor.
Turistët vëndas dhe  të huaj gjejnë përvec resurseve nayrore edhe ambjente të përshtatshme strehimi dhe pushimi si dhe një infrastrukturë akomodimi që po zhvillohet cdo ditë, me resorte dhe ndërtime të reja që po  plotesojne kërkesat e turizmit rural,natyror dhe agroturizmit në tërësi ..

Monday, October 21, 2013

ballkoni i fshatit ; Na Kamen

Exploring the Albanian nature in Shebenik- Jabllanice National Park – Stebleva village
 Meet genuine nature, proud mountains, sincere people, warm hospitality and pure tradition in one of the less explored areas of Albania. A tour for all nature lovers, mountains admires and tradition explorers.