Shebenik Jabllanicë,një Park jo shumë I njohur,por tejmase I
bukur , në lindje të Shqipërisë, vetëm 100 Km larg nga Tirana. Vetëm 100 Km
larg kryeqytetit por me mbi 100 bukuri natyrore për të shijuar, larg kaosit dhe
rrëmujes së jetes urbane. Epiqëndra e
Parkut është fshati Steblevë. Vargmale me florë dhe faunë për tu admiruar.
Stebleva tashmë prej kohësh I është përkushtuar pritjes së turistëve, më së
shumti të huaj që eksplorojnë destinacione të panjohura natyrore dhe kryesisht
të virgjra. Fshati rrethohet nga male dhe është I pasur me burime ujore. Banorët
e zonës të larguar drejt qyteteve pas viteve ’90 tashmë I janë rikthyer
vendlindjes duke ndërtuar shtëpitë e
tyre të banimit.
Stebleva shkon Përtej një fshati normal shqiptar, pasi
hapsira e madhe gjeografike dhe bukuritë natyrore që e karakterizojnë e bëjnë
një fshat të vecantë për tu zbuluar. Fshati kufizohet me fshatrat, Klenjë,
Borove ,Llangë si dhe me Maqedoninë. Gojëdhënat
tregojnë për emrin e fshatit. Një tregtar që kërkonte të blinte toka, nuk
arriti dot ta blej dhe I mërzitur gjithë rrugës fliste me veten Stë bleva Stë bleva
dhe kështu I mbeti dhe emri Stëbleva tregojnë vëndasit.
Fshati Steblevë ka nje siperfaqe prej 5685,2 hektare. Nga
kjo siperfaqe, 1350 ha jane pyje te uleta dhe kullota te gjelbëruara, 2768 ha
jane pyje të larta ahu, 80 ha janë pyje pishë e zezë si dhe dushku.
Gjithashtu shtrihen dhe kullotat alpine të Raducit dhe Visharicës me
burime ujore te kristalta. Disa nga vendet me bukuri te vecante jane: Fusha e
Steblevës e përshkruar nga ujëra pa mbarim, Mali i Raducit (2082m), Prej andej
mund të shihen 3 qytete. Ohri, Struga dhe Dibra e Madhe. Mali i Draganit,
Liqeni natyral i Draganit,(me nje pamje magjepese) Geshtenjat e Egra, Fusha e
30-es, Cajret e Thata, Livadhet e Visharices, Kallkani (2134m), Mali i
Stratorit, Pyjet e Mllaces, Pyjet e Kusarit, Perroi i Govatave, Cesma e
Ataturkut, Vakefi i Stebleves Varri i Gjizaxhiut, Kodra e Boroves etj. Një numër
i madh i burimeve natyrale ujore, përrenjve, dy prej liqeneve më tipik të këtyre
lartësive, një numër i madh i lëndinave
e livadheve, kullotat alpine dhe klima malore e bën Steblevën një vënd atraktiv
e të përshtatshëm për turizmin malor.
Turistët vëndas dhe të huaj gjejnë përvec resurseve nayrore edhe
ambjente të përshtatshme strehimi dhe pushimi si dhe një infrastrukturë akomodimi
që po zhvillohet cdo ditë, me resorte dhe ndërtime të reja që po plotesojne kërkesat e turizmit rural,natyror
dhe agroturizmit në tërësi ..
No comments:
Post a Comment